Wednesday , 25 November 2020

FOTOGRAFIA BASHKEKOHORE DHE SI PO ARRIN TE NDRYSHOJE REALITETIN

“Realitetet me te dukshme dhe te perhapura ngado e me te rendesishmet gjithashtu, jane shpesh me te veshtirat per tu pare e per tu komentuar…”, shkruan Alfredo Cramerotti ne prezantimin e tekstit te tij ne Hyperimage. Pikerisht ky artist ishte i ftuar kete te Diele ne Muzeun Kombetar te Fotografise Marubi, ku shpjegoi argumentin e tij teorik si dhe qasjen individuale ndaj praktikes kuratoriale. Cramerotti foli edhe per fotografine bashkekohore dhe se si fotografia po arrin te ndryshoje ne ditet e sotme realitetin.

Muzeu eshte interesant. Kam pare ekspoziten e perkohshme dhe ate te perhershme. Ajo qe ishte interesante te ekspozita e perhershme kishte te bente me faktin se ka nje pjese qe shpjegon historine e fotografise, krahas informacioneve qe jepen per dinastine Marubi. Interesant ishte edhe kati 0, ku gjeta ekspoziten e perkohshme, ku eshte bere nje pune e mire me identifikimin e rolit te grave ne fushen e fotografise. Kandidimi i muzeut Marubi si nje nga muzete me te mire ne Evrope eshte i rendesishem. Ne rradhe te pare edhe per vleren qe ka arkivi, por edhe per vleren qe merr fotografia sot, si edhe ne krijimin e nje identiteti per vete shoqerine.

Bashkebisedimi i tij me Valentina Bonizzi u shoqerua nga imazhe te arkives te Muzeut Kombetar te Fotografise Marubi. Cramerotti eshte drejtori i Mostyn, qendres kryesore pamore te artit ne Uells, ne Mbreterine e Bashkuar.

Lexoni dhe kete

“NË SYTË E MI”

“Në sytë e mi” titullohej drama e shfaqur në sheshin para Bashkisë Shkodër, nga trupa …