FRAN FRROKAJ DREJT MANDATIT TE DYTE

Nuk më mungon dëshira për të kandiduar, por do të respektoj vendimin demokratëve të Lezhës. Kështu është shprehur kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj, i pyetur nëse do të rikandidonte sërish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Frrokaj ka analizuar edhe takimet e mazhorancës në zona të Lezhës, që për opinionin publik janë një fushatë e hapur e kandidatit të së majtës. Pyetjes së gazetarëve, nëse opozita nuk po e përdor kohën në favour të saj për të përcaktuar kandidatin për bashkinë në mënyrë që ai të ketë mundësinë e komunikimit me qytetarët, Frrokaj përgjigjet se kjo nuk ka ndonjë vlerë të rëndësishme pavarsisht asaj që është në dukje.

Këto deklarata Frrokaj i bëri gjatë një takimi analizë me gazetarët e Lezhës, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë interesit të tyre për disa shqetësime, probleme apo këndvështrime rreth zhvillimeve të fundit në këtë njësi vendore.

Lexoni dhe kete

PD KUNDËR ZGJEDHJEVE ME 30 KORRIK NË UNIVERSITETE

Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të ministrisë së arsimit për zhvillimin …