Friday , 27 November 2020

FRANC ASHIKU SHPALLET SËRISH KAMPION NË SHAH

Shahisti shkodran Franc Ashiku është shpallur sërish kampion i Shqipërisë. Ky është verdikti i dalë në përfundim të kampionatit kombëtar individual që u zhvillua ditët e fundit në Tiranë. Në të kanë marrë pjesë shahistët më të mirë të vendit dhe ndeshjet janë zhvilluar në ambjentet e stadiumit “Air Albania”.

Pasditen e së premtes janë luajtur edhe ndeshjet e turit të fundit, pas të cilave është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupave për më të mirët.

Në 7 turet e kampionatit, Ashiku ka arritur të fitojë 5 ndeshje, të barazojë një dhe të humbasë një, duke grumbulluar në total 5.5, më shumë se gjithë të tjerët dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e parë në renditjen përfundimtare. Ai ka lënë në vendin e dytë shahistin e njohur Dritan Mehmeti me 5 pikë dhe në të tretin Llambi Paskon me 4.5 pikë.

Shahisti i Vllaznisë ka qenë kampion edhe për vitin 2019, ndërkohë që titullin e parë e ka fituar më 2015, çka do të thotë se deri më tani ka fituar tre tituj kampioni. Natyrisht që kjo është një arritje sepse kemi të bëjmë me një sportist që është vetëm 27 vjeç dhe sigurisht që tituj të tjerë të shumtë e presin.

Franc Ashiku është natyrisht një nga sportistët më elitarë të Shqipërisë dhe këtë e konfirmon edhe koefiçenti i lartë që ai mban nga Federata Botërore e shahut.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …