FRANKO BURRAJ DY REKORDE NË DY DITË NË “TARRAGONA 2018”

Atleti shkodran Franko Burraj thyen sërish rekordin kombëtar të garës së 400 metrave. Në finalen e Lojërave Mesdhetare që po zhvillohen në Tarragona të Spanjës, ai ka arritur një rezultat shumë të mirë prej 46 sekondash e 58 të qintat duke e çuar rekordin e kësaj gare në shifra shumë të larta. Trajneri i tij Bruno Rrotani në një intervistë për televizionin Rozafa shprehet se këto rekorde nuk janë një rastësi por frut i punës së bërë dhe talentit që zotëron ky sportist.

Ndërkohë i pyetur se deri në çfarë nivelesh mund të shkojë në të ardhmen rekordmeni Burraj, trajneri Rrotani premton të tjera rezultate të larta.

Shqipëria ndërkohë në Lojërat Mesdhetare përveç rezultateve të Burrajt, tashmë ka nisur të marrë edhe medalje. Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në garën e 3000 metrave ndërkohë që boksieri Krenar Zeneli ka siguruar të bronztën dhe do të synojë për më tej ndërkohë që pritet edhe një tjetër rezultat i lartë nga atleti shkodran Izmir Smajlaj.

Lexoni dhe kete

FESTA E “DYFISHTE” E TIFOZEVE BRAZILIANE NE SHKODER

Menduat se Shkodra feston vetëm kur Gjermania fiton? Ja pra që e keni gabim. Fitorja …