Wednesday , 11 July 2018

FRANKO BURRAJ PRETENDENT PËR MEDALJE NË BALLKANIADË

Javën e ardhshme në Bullgari do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i atletikës për të rritur. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare, pjesë e së cilës do jetë edhe atleti i Vllaznisë Franko Burraj. Ai vjen pas dy rekordeve të thyera në garën e 400 metrave në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Spanjë ndërkohë që tashmë pretendon të hyjë në zonën e medaljeve në aktivitetin e rradhës. Trajneri i tij Bruno Rrotani në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet se me formën që gëzon ky sportist aktualisht, ka ardhur momenti që të fillojë të marrë edhe medalje në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare.

20 vjeçari Burraj kësisoj pritet të jetë në podium megjithatë duhet të presim zhvillimin e garës. E rëndësishme është që kemi të bëjmë me një sportist elitar i cili i ka premisat jo vetëm të thyejë garat e shpejtësisë por edhe t’i dhurojë Shkodrës dhe Shqipërisë medalje europiane.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, BRENDA JAVËS EMËROHEN DREJTUESIT E RINJ

Tek Vllaznia brenda pak ditësh pritet të ketë zhvillime të reja sa i takon emërimit …