Monday , 16 September 2019

FRANKO BURRAJ SYNON TJETËR REKORD TË RI KOMBËTAR

Pas kupës së zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të klubit Vllaznia, atletët shkodranë do të marrin pjesë në aktivitetin e tyre të rradhës. Bëhet fjalë për Kupën “Nderimi I Figurave” që zhvillohet çdo vit nga Federata Shqiptare e Atletikës në nderim të ish- atletëve të të gjithë vendit që nuk jetojnë më. Kjo kupë do të zhvillohet ditën e premte në stadiumin e Elbasanit dhe në të, përveç atletëve më të mirë të Shqipërisë do të marrin pjesë edhe sportistë nga Kosova, Maqedonia e vende të tjera. Atletët shkodranë ndërkohë kanë ditë që stërviten me objektivin për të bërë një paraqitje sa më të mirë edhe në këto gara dhe padyshim që do të tentojnë të jenë fitues në garat e tyre të zakonshme, ato të shpejtësisë dhe në kërcime.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar sërish tek atleti I momentit- shkodrani Franko Burraj I cili vetëm një javë më parë vendosi rekord të ri kombëtar në garën e 200 metrave. Por nga sa mësojmë, nesër atleti I Vllaznisë do të konkurrojë në garën e 400 metrave dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi një tjetër rekord kombëtar prej tij. Forma e tij sportive është shumë e mirë dhe trajneri Bruno Rrotani beson tek aftësitë e këtij atleti por edhe tek puna që kanë bërë prej kohësh në stërvitje me të.

Përveç Burrajt, priten rezultate të mira edhe nga atletët e tjerë shkodranë si Halluni, Guri, Qardaku, Rama, Halluni, Çengeli apo dhe atletja Erisa Rrasa.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …