FREDERIK TATA MBETET NE BURG

“Ju nuk mund të më gjykoni mua, pasi ju  keni dhënë dorëheqje dhe jeni gjykatëse e korruptuar”. këto kanë qenë fjalët  e Frederik Tates drejtuar gjykatëses Izabela Radovani në seancen gjyqësore e cila ka zgjatur vetëm 5 minuta. Gjykatësja Izabela Radovani ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i cështjes dhe kërkesës së palës mbrojtesë për ndryshim mase të sigurisë, por kërkesë e tillë është mohuar nga Kryetari i Gjykatës Arben Zefi.

Frederik Tota është arrestuar në kuadër të opracionit të koduar ” Balerina” si kreu i grupit kriminal për shfrytëzim prostitucioni, së bashku me të janë arrestuar edhe 6 persona tjerë 5 prej të cilave femra. vetëm pakët ditë më parë i është hequr sekuestroja e lokalit Tata dhe dy katëve të banesës në bazë të kërkesës së familjarëve.

Frederik – Rinald- Tata akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, mbajtje pa leje të armëve. Nga ana e Gjykatës është caktuar masa e sigurisë arrest me burg pa afat deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. vendim që është kundërshtuar nga mbrojtja dhe nga vetë Frederik Tata. Pritet përcaktimi i gjykatësit të cështjes nga ana e gjykatës së shkallës së parë Shkodër në lidhje me këtë cështje. Seanca gjyqesore eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe pa pranin e mediave dhe te familjareve.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PREMTONTE VIZA AMERIKANE, ARRESTOHET MASHTRUESJA

Një 48 vjeçare nga Lezha është arrestuar nga policia për mashtrim.Sipas policisë në pranga ka …