Thursday , 13 August 2020

FRIKA NGA COVID-19, LEZHJANET ME TE NDERGJEGJESUAR

Kujdesi për tu mbrojtur nga coronavirusi ishte më i lartë këtë të mërkure në qytetin e Lezhës. Lëvizjet nuk ishin të shumta, ndërsa shumica e qytetareve mundoheshin në maksimum për të zbatuar rregullat e përcaktuara. Në njesitë tregtareve dhe të shërbimeve ruhej distanca, ndërsa lëvizjet e grupuara ishin të pakta.

Shumica e qytetareve kishin dalë për të kryer nevojat e domosdoshme shtëpiake, teksa shiheshin të nxitonin për të kryer pune sa më parë. Ndërkohë fashot e orareve për të qëndruar po zbatohen me rigorozitet nga qytetaret në Lezhë, kjo ndoshta edhe nga frika se mund të përballen me ndëshkime.

Pas orës 13:00 nuk shihet asnjë lëvizje, ndërsa të gjitha njesitë tregtare dhe të shërbimeve mbyllin aktivitetin siç e përcaktuar në aktin normativ të qeverisë. Nga ana tjeter situatë mbahet nën monitorin të vazhdueshem nga forcat e rendit dhe të ushtrisë të cilët ushtrojnë pastrullime të vazhdueshme edhe në brendësi të lagjeve.

Lexoni dhe kete

PËRGATITJET PËR VITIN E RI SHKOLLOR NË SHKODËR

Në zyrën vendore të arsimit Shkodër kanë nisur përgatitjet për vitin e ri shkollor në …