Wednesday , 1 April 2020

FRIKA NGA KORONAVIRUSI, SHTOHEN MASAT NË SPITALIN E SHKODRËS

Frika dhe alarmi nga koronavirusi kanë shtuar masat në repartet e spitalit rajonal të Shkodrës. Kështu këtë të mërkurë në këtë spital është bërë dezinfektimi i ambjenteve. Shefja e repartit infektiv, Rezarta Bazhdari, është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar në Shkodër.

Ajo shtoi se dezinfektimi është një masë profilaktike pasi është periudhë gripi dhe si masë ndaj koronavirusit.

Gjithashtu ajo dha këshilla që qytetarët të tregohen të kujdeshëm, sidomos në higjenën.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …