Thursday , 6 October 2022

FRIKE E PANIK NGA TERMETI NE LEZHE

Termeti i një nate më parë me epiqender në Lezhë krijoi frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lekundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa sekonda, ata dolen nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina.

Pas disa orësh një pjesë e qytetareve u rikthyen në banesa, e të tjerë e kaluan e kaluan natën jashte nga frika e lekundjeve të tjera sizmike.

Qytetaret thonë se tërmeti ishte i fortë, duke ju shkaktuar frikë dhe panik, ndërsa i kanë ende te fresketa kujtimet e tërmetit të nëntorit të viti 2019 që ju shkaktoi mjaft deme.

Termeti me magnitute 4.5 balle e kishte epiqendren ne zonen e Lezhës, ndersa sipas raportimeve lëkundjet fatmiresisht nuk kanë shkaktuar dëme.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NË RRUGËT E SHKODRËS NGA RESHJET E SHIUT

Teksa IGJEUM ka parashikuar që këtë javë territori të përballet me stuhi e reshje të …