Friday , 13 December 2019

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave të larta është një kërcënim serioz, pasi nuk është pastruar asnjeherë në kotat që duhet dhe shtrati i tij është i bllokur në disa vende.

Përballë kësaj situate banoret e lagjes numer 6 protestuan paraditen e së enjtes, duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar përmbytjet. Banoret thonë se jetojnë me frike sa here ka reshje shiu, pasi përmbytjet në lagjen e tyre kanë qenë të vazhdueshme.

Kurbini është përmbytur dy herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa zona më e prekur ka qenë lagjia numer 6, duke shkaktuar dëme të shumta për shumë familje e biznese. Kërkesa e vetme e banorëve të Kurbinit mbetet pastrimi i kanaleve pasi pasojat nga përmbytjet do të jenë edhe më të mëdha.

Lexoni dhe kete

PENSIONISTËT SENSIBILIZOHEN ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Edhe pensionistët sensibilizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Të pyetur nga Tv Rozafa, ato …