FRPD SHKODER, VIZITE NE SHKOLLEN SPECIALE “3 DHJETORI”

7 marsi, festa e mësuesit është festuar edhe në shkollën speciale “3 dhjetori” në qytetin e Shkodrës. Por, festës së mësuesve iu bashkuan edhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër. Anëtarë të FRPD Shkodër zhvilluan një vizitë në këtë shkollë, ku dhuruan edhe lule për mesueset e kësaj shkolle.

Ndërsa, n/drejtorja e shkollës, Enkeleida Mataj, tha se të jesh mësues i këtyre fëmijëvë është e vështirë, por secili prej këtyre mësuesve jep shumë dashuri për fëmijët e kësaj shkolle.

Anëtarët e FPPD Shkodër zhvilluan edhe një takim me fëmijët e kësaj shkolle, ku duhet theksuar se mbështetja ndaj tyre duhet të jetë më e madhe.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …