Sunday , 21 January 2018

FRROKAJ-RAMES: ZHBLLOKO LEJET E NDERTIMIT

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj i ka kërkuar kryeministrit Rama që të zhbllokoje lejet e ndërtimit, gjatë takimit të përbashket që kryeministri zhvilloi me drejtues vendor dhe të insitucioneve të qarkut Lezhë.Sipas Frrokajt bllokimi i këtyre lejeve ka sjëllë veshtiresi të shumta financiare në njesinë vendore që ai drejton.

Në këtë takim nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe kryetarit demokrat Frrokaj, batuta këto që lidheshin me protesten e një ditë më parë të banoreve të Torovicës.Rama thumboj Frrokajn si organizator, ndërsa ky i fundit deklaroj se protesten mund ta ndalonte, por që vetë kryeministri e ka kuptuar që protesta ishte me të drejtë.

Sakaq, Rama tha se do jenë disa projekte infrastrukturore që nisin këtë vit në Lezhë, ku më kryesorja është rruga Milot-Balldre, e cila do të japë një ndikim mjaft pozitiv në shmangien e trafikut gjatë sezonit turistik.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E QEVERISE NE LEZHE, REAGON PD

Prezenca dy ditore e qeverisë Rama në Lezhë, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.Në një …