Wednesday , 24 July 2019

FRUTHI, INSTITUCIONET SHENDETESORE NE GADISHMERI

Në Lezhë nuk janë regjistruar raste të fruthit, por institucionet shëndetësore janë vënë në gadishmeri pasi rreziku i prekjes nga kjo sëmundje është evident.Të gjitha qendrat shëndetësore janë të pajisura me vaksina kunder fruthit, por nuk mungojnë rastet e refuzimit për tu vaksinuar.Drejtoresha e Shëndetësisë Zojë Zefaj ju ka bërë thirrje prinderve që ti vaksinojnë fëmijet, pasi nuk sjell efekte negative në shendetin e tyre.

Në Lezhë kanë ardhur një numer i konsiderueshem vaksinash të cilat prej disa javesh janë shpërndarë në të gjitha qendrat shendetësore, ndaj dhe apelohet vaksinimi kryesisht i fëmijeve si një mënyrë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.

Lexoni dhe kete

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR HAXHI FEJZI ZAGANJORIN

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër kanë organizuar pasditën e së premtes ceremoninë e …