Saturday , 7 December 2019

FSHA “MIRËNJOHJE” PËR FATJON SERHATIN E DORIAN TAFEN

11 titujt kampionë rradhazi të fituar në vitet e fundit nga ekipi i meshkujve i Vllaznisë në atletikë nuk janë rastësi, por frut i punës së bërë nga sportistët si dhe nga trajnerët. Dy prej tyre, pikërisht Fatjon Serhati dhe Dorian Tafa janë nderuar me një çertifikatë “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Atletikës.

Të dy këta trajnerë në prononcimet e tyre për mediat, janë shprehur të lumtur për vlerësimin e bërë, por nga ana tjetër janë edhe të kënaqur që atletika shkodrane vazhdon të dominojë në pistat shqiptare prej vitesh.

Sëbashku me Albert Marashin, Vildan Tufin dhe Bruno Rrotanin, këta trajnerë punojnë me plot pasion çdo ditë në stërvitje dhe sukseset e Vllaznisë në atletikë nuk janë rastësi, madje ato duken të sigurta edhe për vitet në vijim.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …