FSHATI PRANE LUMIT KIR, POR PA UJE TE PIJSHEM

Është pranë lumit Kir, por nuk ka ujë të pijshëm gjatë stinës së verës. Fshati “Ura e Shtrenjtë” në Njësinë Administrative Postrribë vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e zonës thonë se e marrin ujin në lumin Kir, por ka qenë shumë i ndotur në vitet e fundit. Ato kërkojnë që shteti të kthejë vëmendjen nga kjo zonë e vuajtur dhe e varfër. Problem është edhe për vaditjen e tokave bujqësore, nga ku nxjerrin të ardhurat e vetme për të jetuar.

Në këtë zonë jetojnë rreth 100 familje. Ndërkohë, vuajnë edhe problemin e energjisë elektrike, duke lënë këtë zonë mes vështirësive të shumta që banorët duhet të përballen.

Lexoni dhe kete

“RIKTHIMI I BESIMIT TEK DREJTESIA”

I pyetur nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë mbi rikthimin e besimit tek drejtësia shqiptare, …