FSHATI REÇ I RI MES MBETURINAVE DHE UJERAVE TE ZEZA

Fshati Reç i Ri në Njësinë Administrative të Velipojës duket se është lënë në harresë të plotë nga pushteti lokal. Mungesa e kanalizimeve ka bërë që ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe duke u kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës. Ndërkohë, mbeturinat duket se pastrohen shumë rrallë në këtë zonë, që duket se është kthyer në një landfill mbetjesh. Vetë banorët e zonës e shprehin një shqetësim të tillë, teksa kërkojnë edhe ndërhyrje nga pushteti lokal.

Edhe pse këto dy problematika ekzistojnë prej kohësh, përsëri nuk ka një ndërhyrje nga pushteti lokal ndërsa banorët kanë marrë vetëm premtime.

Lexoni dhe kete

ISMAIL MUÇEJ, NJE JETE NE SHERBIM TE DIJES

Një aktivitet kushtuar Ismail Muçej është zhvilluar pasditën e së dielës në qytetin e Shkodrës. …