Wednesday , 25 November 2020

FSHATI TROSHAN I “IZOLUAR” NGA MUNGESA E RRUGES

Në këtë rrugë kalojnë çdo ditë qindra banore të fshatit Troshan në Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.

Segmenti rrugor që përshkon mes përmes fshatin është totalisht i amortizuar dhe sidomos në kohë me shi kalimi i mjeteve dhe këmbësoreve është mjaft i vështire si shkak i gropave që mbushen me uje.

Banoret thonë se kjo situatë vijon prej shumë vitesh, pasi pavarësisht premtimeve elektorale në këtë rrugë nuk është investuar asnjeherë.

Banoret e Troshanit kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse nuk do të ketë ndërhyrje.

Në situatë të ngjashme janë shumë segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë Lezhë, duke veshtiresuar jetesen e mijerave banoreve.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …