Monday , 21 January 2019

FSHATRAT E MIRDITES TE IZOLUAR NGA DEBORA

Mirdita është një ndër zonat më të prekura nga reshjet e dëbores në Qarkun e Lezhës, ku trashësia e sajë arrin deri në 60 centimetra, duke shkaktuar jo pak probleme.Fshatrat e Njesive Administrative Orosh, Fan, Kaçinar, Kthellë dhe Selitë janë terëisht të bllokuar.Situata e krijuar ka vënë në lëvizje Bashkinë Mirditë e cila me ndihmen e privateve ka nisur punen për zhbllokimin e rrugeve.

Moti i keq ka rrëzuar disa pisha në zonen e Perlatit, ndërsa probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj u shpreh se me ndëprerjen e reshjeve të gjitha akset rrugore do të zhbllokohen. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga emergjencat civile, ndërsa reshjet e dëbores janë ndërprere në të gjithë qarkun.

Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …