Breaking News

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NË PARKET

Ndonëse gjysma e ekipeve pjesmarrëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj kishin kërkuar që kampionati të ndërpritej këtu, Komiteti Drejtues i Federatës në mbledhjen e tij të fundit ka marrë vendim tjetër. Ky Komitet Drejtues ka vendosur paraprakisht për rifillimin e sezonit, ndërsa së shpejti pritet të zbardhet edhe vendimi. Kështu, pas shumë debatesh dhe diskutimesh, kryesisht me klubet e meshkujve, aty ku ekipet ishin të ndara për vijimin apo jo të kampionatit, më në fund sporti i koshit bëhet gati për ta mbyllur në parket edicionin 2019-2020.

Megjithatë, vështirësitë do të jenë të shumta, pasi ende mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet problemi i lojtarëve të huaj. Tri nga ekipet kryesore, Goga, Teuta dhe Vllaznia, e kanë bazën e skuadrës me lojtarë të huaj, të cilët janë rikthyer në shtetet e tyre. Sa i takon ekipit shkodran, ai e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta vazhdojë kampionatin ngaqë nuk do të ketë në dispozicion 70 për qind të lojtarëve titullarë të ekipit. Këtu bëhet fjalë për basketbollistët amerikanë të cilët vështirë se do të kthehen për të luajtur sërish këtu. Dhe në këto pozita, kur nga pesëshja bazë e ekipit, aktualisht është vetëm një në dispozicion të trajnerit, nuk është aspak e qartë se si do të vazhdohet.

E njëjta gjë ndodh edhe me dy ekipet e tjera pretedente, Teutën dhe Goga Basket. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka një leje përfundimtare për rifillimin e aktiviteteve sportive dhe në këtë kontekst, rifilimi i kampionatit të basketbollit duket ende abstrakt, megjithatë Federata tashmë e ka marrë vendimin dhe mbetet për t’u parë vetëm se çfarë kampionati do të zhvillohet.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME MUNGESA TË SHUMTA DREJT GJIROKASTRËS

Sfida e rradhës për ekipin e Vllaznisë është ajo që do të luajë pasditen e …