FSHF MUND TË ANULLOJË ZHVILLIMIN E NDESHJEVE TË KUPËS

Në mbledhjen e djeshme të UEFA-s me përfaqësuesit e të 55 Federatave anëtare të saj, janë marrë disa vendime të rëndësishme. Njëri prej tyre është ai që deri në muajin qershor të mos ketë asnjë aktivitet sportiv, por gjithmonë duke u konsultuar me Qeveritë e vendeve përkatëse, nisur nga gjendja dhe situata e koronavituesit. Institucioni i futbollit europian po ashtu, ka këshilluar Federatat që për të shkurtuar kalendarin e veprimtarive kombëtare në mënyrë që ato të mbyllen sa më shpejt, të mos i zhvillojnë fare pjesën e mbetur të ndeshjeve të Kupës së çdo vendi.

Kështu është këshilluar edhe Federata Shqiptare e Futbollit e cila në fakt ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ideja e parë e drejtuesve të saj ka qenë për shkurtimin e numrit të ndeshjeve duke mos zhvilluar dy ndeshje çerekfinale dhe dy gjysmëfinale, por vetëm nga një. Por nëse, kampionati nuk rifillon deri në qershor, nuk përjashtohet mundësia që Kupa e Shqipërisë të mos zhvillohet më. Federata do të dërgojë në Kupat e Europës në vend të fitueses së kupës, skuadrën e renditur në vendin e katërt në kampionat.

Nëse ndodh kështu, kuptohet që do të kishte skuadra që do të penalizoheshin dhe njëra prej tyre do të ishte padiskutim Vllaznia. Kuqeblutë shohin ende mundësinë për të shkuar në Europë përderisa I kanë shanset përmes Kupës ngaqë ndodhen në çerekfinale, por nëse ajo nuk vazhdon, do të ketë efekt negative. Megjithatë ende asgjë nuk është zyrtare dhe të gjithë janë në pritje të vendimeve të mëtejshme që do të marrin të gjithë institucionet sëbashku.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …