FSHF VENDOS NDËRPRERJEN E TË GJITHË KAMPIONATEVE

Kur u duk se në fundjavë vetëm ekipet e futbollit do të ishin në aktivitet duke zhvilluar të gjitha ndeshjet e të gjitha kampionateve, por nuk do të ndodhë kështu. Dy ditë pas vendimit të marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për vazhdimin normalisht të ndeshjeve por pa praninë e tifozëve, sot ndërkohë është detyruar të ndërmarrë një vendim tjetër edhe si rrjedhojë edhe e shtrëngimit të masave mbrojtëse të marra nga Qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin zyrtar që ka shpërndarë vetë institucioni I futbollit, bëhet e ditur se “Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19. Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit. Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike europiane për klube e ekipe kombëtare. Urojmë që të rikthehemi sa me shpejtë me lojën tonë të dashur”.

Me këtë vendim do të thotë se të paktën këtë fundjavë, por me siguri edhe javën e ardhshme nuk do të ketë ndeshje futbolli në vendin tonë. Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të veprojnë ekipet sportive për ruajtjen e formës, nëse do t’I ndërpresin apo jo seancat stërvitore sepse situata e krijuar në fakt nuk është aspak normale.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …