Monday , 16 September 2019

FSHF VENDOS: NDESHJA ILIRIA- VLLAZNIA SHTYHET PËR TË HËNEN

Ndeshja në mes Ilirisë dhe Vllaznisë e planifikuar për t’u luajtur ditën e shtunë sipas kalendarit të kategorisë së parë, nuk do të luhet këtë ditë por 48 orë më vonë. Vendimi është marrë nga Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe i është komunikuar klubeve përkatëse paraditen e sotme. Ka qenë vetë klubi shkodran që e ka bërë publike përmes faqes së tij zyrtare një shtyrje të tillë të kësaj ndeshje, por në fakt nuk mësohen shumë arsyet e kësaj shtyrje. Dy janë mundësitë që kanë çuar në një gjë të tillë. E para, ngarkesa e madhe që ka patur gjatë këtyre ditëve stadiumi “Redi Maloku” i Fushë-Krujës dhe e dyta, fakti që kjo ndeshje do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar, mund të thotë se është kërkesë e tij për këtë shtyrje.

Megjithatë tashmë kjo është zyrtare. Ndeshja Iliria- Vllaznia do të luhet ditën e hënë në orën 14.00. Po ashtu, mësohet se për shkak të dënimit të fushës së skuadrës vendase, kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Kjo shtyrje me 48 orë nuk përbën ndonjë problem për Vllazninë e cila thjesht duhet të ndryshojë diçka në planin stërvitor. Nga ana tjetër, kjo shtyrje mund të shërbejë për mirë ndoshta për rikuperimin në kohë të mbrojtësit Renato Malota.

Ky i fundit ka ende probleme me dëmtimin e pësuar para dy javësh dhe shpresat janë që të rikuperohet në kohë për takimin e rradhës dhe kjo do të ishte diçka e mirë sepse me përvojën që ka, do ta ndihmonte shumë skuadrën. Pjesa tjetër e futbollistëve duket e gatshme për këtë ndeshje dhe Vllaznia padyshim që do të kërkojë fitoren për ta mbyllur ashtu si duhet fazën e parë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …