Monday , 23 September 2019

FSHZH: NDËRTIMI I MOZAIKUT TË TRADITËS NË SHIROKË

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton në faqen zyrtare se ka nisur puna për rivitalizimin e sheshit të Shirokës. Ky proçes do të ndiqet nga faza e shtrimit me pllaka, mozaikët e të cilit janë frymëzuar nga motivet popullore. Paralelisht me punimet në shesh, po punohet për strukturën e platformës së liqenit dhe zonën e piknikut. Hapësirë të veçantë do të ketë dhe zona e parkimit.

Projekti për rikonstruksionin e Sheshit të Shirokës parashikon trajtimin e një hapësire prej: 20, 000 m2 dhe restaurimin e 2,000 m2 fasada të godinave pranë sheshit. Detaje të tjera, për krijimin e një hapësire komode për qytetarët do të përfshijnë: dekorim me gurë e dru, sistem ndriçimi dhe mobilim urban si dhe gjelbërim e sinjalistikë.

Rikonstruksioni i Sheshit të Shirokës është një investim që në të ardhmen pritet të integrohet me projektin “Për Rikualikimin e Bregut Perëndimor të liqenit të Shkodrës”. Aktualisht zona e liqenit nuk shfrytëzon maksimalisht potencialin që ka në dizpozicion. Hapësira prej hyrjes për në Shirokë dhe drejt fshatit Zogajt ka qenë jashtë vëmendjes urbanistike. Ajo karakterizohet nga një infrastrukturë e dobët e transportit dhe komunikacionit, shtëpi të rrënuara ose të degraduara në ndërtim, ndërkohë bregu i liqenit në zona të caktuara paraqitet i dëmtuar dhe i ndotur.

Sipas FSHZH, projekti synon ta kthejë Shirokën në një qendër të rëndësishme argëtimi, kulture dhe turizmi duke nxitur aktivitete në liqen dhe rreth tij, si dhe duke ringjallur historinë e traditat pa prekur karakterin natyror të zonës.

Lexoni dhe kete

TERMETI, DEME NE QARKUN E LEZHES

Termeti i një ditë më parë ka sjellë dëme na qarkun e Lezhës. Sipas raportimeve …