Wednesday , 1 April 2020

FUSHATA E NDËRGJEGJËSIMIT ANTI- KANABIS NË SHKODËR

Si çdo vit, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë nisur fushatën sensibilizuese anti- kanabis. Takimi i parë ishte me administratorë dhe kryetarë të fshatrave në njësitë administrative Berdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë dhe Guri i Zi. N/kryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj ka nënvizuar rëndësinë e frenimit të fenomenit.

Shefi i Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në DVP Shkodër Pjerin Lazri, ka vlerësuar bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës. Nga pesë komunat që sot janë në këtë takim, ka thënë ai, vitin e kaluar vetëm tek njëra janë kultivuar bimë narkotike.

Takimet për ndërgjegjësimin kundër kultivimit dhe përdorimit të kanabis sativa do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …