Wednesday , 1 April 2020

FUSHATA PËR NDËRGJEGJËSIMIN KUNDËR BIMËVE NARKOTIKE

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me DVP Shkodër vijon fushatën ndërgjegjësuese kundër kultivimit të bimëve narkotike në territor. Në takimin e radhës, të drejtuar nga nënkryetari i bashkisë, Arben Gjuraj, kanë qenë të pranishëm administratorë, kryetarë të fshatrave dhe punonjës të policisë nga njësitë administrative Shalë, Shosh, Pult, Postribë dhe Rrethina.

Fushata ndërgjegjësuese është një detyrim ligjor në funksion të minimizimit deri në zhdukje të këtij fenomeni negativ për ata që e kultivojnë, por edhe përdoruesit e kanabis sativa.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …