FUSHATA SENSIBILIZUESE ANTI- KANABIS

Sipas një plani pune, Bashkia e Shkodrës vazhdon fushatën sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike në territor. Njësia Administrative Postribë ka mirëpritur takimin e radhës, ku konstatohet me kënaqësi prania në rritje, nga takimi në takim, e të rinjve të shkollave të mesme.


Ndërkohë, në takim e vu theksi në parandalimin e fenomenit, i cili sjell vetëm shkatërrim për ata që kultivojnë bimët narkotike por edhe për ata që i konsumojnë ato. Si një aktivitet kriminal dhe i ndëshkueshëm nga ligji me ashpërsinë më të madhe, duhet të ndahemi përherë e përgjithmonë nga ky fenomen, ishte mesazhi që u përcoll në këtë takim.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …