Monday , 24 February 2020
Breaking News

FUSHATA SENSIBILIZUESE PER PASTRIMIN E MJEDISIT

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me insitucione të tjera si Prefektura e Qarkut Shkodër dhe ADZM Shkodër vijon fushatën sensibilizuese për pastrimin e mjedisit. Këtë të mërkure pastrimi u zhvillua në hyrjen e qytetit të Shkodrës pranë Urës së Bahçallekut. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se kjo është një nga zonat më problematike që vuan nga pakujdesia e qytetarëve, por kjo ndotje vjen edhe si rezultat i përmbytjeve.

Ajo ka një apel për qytetarët dhe bizneset e Shkodrës.

Ndërkohë, nisma u vlerësua edhe nga përfaqësues të qeverisë, prefekti Çesk Millja dhe zv/ministrja e mjedisit, Ornela Çuçe.

Të enjtën, aksioni do të vijojë në zonën e Velipojës, aty ku ndërhyrja është më e madhe.

 

Lexoni dhe kete

DITA E DYTË E KARNAVALEVE

Kjo e shtunë ka shënuar ditën e dytë të karnavaleve në qytetin e Shkodrës. Gjovalin …