Sunday , 21 January 2018

FUSHE-ARREZ, SHPALLET NE KERKIM 36-VJEÇARI

Një shtetas është shpallur në kërkim nga policia e Pukës. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e shtetasit: V. T. 36 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz. Sipas policsë, shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.01.2018, në qytetin Fushë Arrëz duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në mjetin tip Ëolksëagen të drejtuar nga shtetasi A. G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar.

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Ëolksëagen shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij shtetasi M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz.

Gjithashtu sipas deklarimeve të shtetasit A. G., shtetasi V. T. më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcenuar me armë, pistoletë ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar. Por, nga ana tjetër, grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit V. T. për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative”.+

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …