Jetesa në çader nuk e ka penguar këtë 10-vjeçare në Fushë-Milot të Kurbinit që të agjeroje në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në emer të besimit, Romina Veseli ka sfiduar moshen dhe kushtet e vështire të jeteses, duke respektuar të gjitha ritualet e Ramazanit.
Ndërtimi sa më parë i shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, është lutja kryesore që adreson allahut kjo 10-vjeçare.
E zonja e shtëpisë Etleva Veseli, teksa tregon vështiresitë që po përballen që prej tërmetit thotë se ka qenë dëshira e vetë vajzes 10-vjeçare për të agjeruar.
Familja Veseli jeton prej gati 2 vitesh në çader dhe ende nuk ka asnjë sinjal për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti.