FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FEMRA SIGURON FINALEN E KUPËS

Vllaznia në futboll për femra është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2017-2018. Skuadra kampione dhe fituese e kupës në fuqi, padyshim që konsiderohet pretendentja për fitimin edhe të trofeut të rradhës në futbollin shqiptar të femrave. Në ndeshjen gjysmëfinale, atë të luajtur paraditen e së shtunës në Kamëz, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka patur përballë Kinostudion. Ndeshja nuk ka patur shumë rivalitet dhe Vllaznia ka fituar me rezultatin 4-1. Në pjesën e parë për të kanë shënuar Doçi dhe Djegsina duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultatin 2-0.

Në minutat e para të pjesës së dytë kanë ardhur edhe dy gola të tjerë që këtë herë kanë patur për autore Paviçeviç dhe Grudën. Në minutat e fundit ndërkohë ka shënuar një gol por që nuk ka mjaftuar për asgjë. Përfundimisht 4-1 për Vllazninë e cila tashmë është në pritje të mësimit të emrit të kundërshtares me të cilën do të ndeshet në finale. Ajo do të dalë nga çifti i dytë gjysmëfinalist, ai në mes Juban Danjes dhe Tirana AS. Kjo ndeshje do të luhet pasditen e së dielës në kompleksin sportiv “Zmijani”.

Juban Danja ka kaluar në turin tjetër Apoloninë e Fierit dhe kjo u konsiderua surprizë por në fakt nuk kanë menduar kështu vajzat e këtij ekipi. Skuadra që tashmë drejtohet nga trajneri Kastriot Preka do të kërkojë të bëjë një tjetër surprizë për të mundur edhe Tirana AS. Kjo konsiderohet favorite për fitoren por nuk përjashtohet mundësia që ekipi tjetër shkodran të plotësojë duelin e finales të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon futbollistik, ashtu siç ka ndodhur edhe herë të tjera në edicionet e mëparshme të tij.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …