Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON 1 – 0 ME MITROVICËN

Kampionia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në futboll për femra kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në mes tyre, ndeshje kjo e luajtur në qytetin e Ulqinit, pikërisht aty ku ekipi kosovar është duke zhvilluar fazën përgatitore të tij. Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajnerët Leka e Parmeza e kanë fituar këtë miqësore me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar në minutën e 32-të nga sulmuesja e sapoardhur në skuadër, Jehona Shala. Ajo shfrytëzoi mjaft mirë një top të nisur nga Doçi pas shpinës së mbrojtjes kosovare dhe ka arritur të mposhtë portieren Rexhepi duke e dërguar atë në rrjetë.

Më pas ka patur edhe raste të tjera nga ekipi shkodran që ka kontrolluar gjithçka në fushë ndërkohë që Mitrovica në minutat e fundit të ndeshjes, ka shfrytëzuar edhe faktin që Vllaznia aktivizoi disa futbolliste të reja dhe tentoi barazimin, por nuk ia doli. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë në këtë përballje në mes ekipeve kampione të të dy vendeve të cilët i kanë përfaqësuar ato me dinjitet edhe në arenën ndërkombëtare gjatë sezonit të kaluar. Trajneri Nikolin Leka në një prononcim për televizionin Rozafa pas ndeshjes është shprehur I kënaqur me gjendjen e shfaqur nga ekipi I tij në këtë miqësore.

Ndeshje të tilla miqësore pritet të zhvillohen edhe në të ardhmen sepse u shërbejnë të dy ekipeve për të parë gjendjen e tyre dhe për të testuar veten ngaqë kemi të bëjmë me kundërshtarë shumë të fortë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ TË MARTËN ORA 18.00 VLLAZNIA – PEJA

Sfidat e kombëtares shqiptare do t’i lënë vendin ndeshjes së Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë …