Saturday , 25 November 2017

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FITON 5-0 ME APOLONINE

Vllaznia në futboll për femra ka vijuar me serinë e fitoreve në kampionat. Mesditën e së shtunës ajo ka arritur fitoren e rradhës kundër njërit prej ekipeve rivale, pikërisht Apolonisë së Fierit. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin 5-0 ndaj kundërshtareve të tyre. Pjesa e parë ka patur disi më shumë rivalitet megjithatë rezultati është zhbllokuar shumë shpejt. Që në minutën e 4-të, ka qenë mbrojtësja e majtë Sara Maliqi ajo që ka zhbllokuar shifrat. Ndërkohë, në minutën e 30-të, ka qenë Franja që ka dyfishuar shifrat. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0.

Në fillimin e së dytës ka qenë Megi Doçi që ka shënuar golin e tretë ndërsa pak minuta më vonë, goli i katërt ka patur për autore Luçije Gjinin. Pak përpara përfundimit të ndeshjes, ka qenë sërish Megi Doçi që ka shënuar edhe golin e pestë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Vllaznia e femrave në këtë mënyrë ka fituar me rezultatin e thellë 5-0. Kjo ishte fitorja e katërt për këtë ekip që udhëheq renditjen me 12 pikë të arritura pas 4 fitoresh dhe kësisoj mban vendin e parë në renditje. Padyshim që vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka konsiderohen favorite kryesore për fitimin edhe të titullit të pestë kampion rradhazi. Apolonia është një nga rivalet e saj por në fakt, sot në fushë u panë edhe njëherë diferencat e mëdha që ekzistojnë në mes dy ekipeve. Vajzat kuqeblu vazhdojnë të jenë të pathyeshme  dhe ky padyshim që është frut i investimit të bërë nga presidenti Lazer Matija prej vitesh.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin