Thursday , 9 August 2018
Breaking News

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA HUMB NDAJ SARAJEVOS

Vllaznia e femrave në futboll e ka nisur me humbje pjesmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve në Europës. Pasditen e së martës në Sarajevë të Bosnjës, ajo ka zhvilluar ndeshjen e parë në grup teksa ka patur përballë kampionen vendase të këtij shteti ndaj të cilës nuk ka mundur të bëjë dot asgjë duke humbur madje me rezultatin e thellë 5-0. Me këtë humbje, vajzat shkodrane duket se tashmë kanë shumë pak shanse për të pretenduar kalimin në turin e dytë ndonëse kanë për të luajtur edhe dy ndeshje të tjera.

Në fakt, që përpara nisjes nga Shkodrës drejtuesit e këtij ekipi nuk kanë qenë shumë entuziast për pretendime këtë vit. Kjo ndodhi ngaqë edhe merkatoja e zhvilluar nuk ka qenë shumë bindëse duke filluar nga porta ku ndonëse ofruan një maqedonase, sërish ajo nuk ofronte shumë garanci në ruajtjen e katërkëndëshit. Dhe kështu në fakt ka rezultuar edhe në ndeshjen ndaj Sarajevos. Boshnjaket kanë shënuar dy gola në pjesën e parë, fillimisht me anë të Bojat në minutën e 27-të dhe më pas me anë të Spahiç pak sekonda para përfundimit të kësaj pjese. Në të dytën pritej njëfarë reagimi i Vllaznisë por kjo nuk ka ndodhur.

Përkundrazi ajo ka pësuar edhe tre gola të tjerë duke rregjistruar kësisoj humbjen e thellë 5-0. Me këtë humbje, kampionia e Shqipërisë do ta ketë shumë të vështirë të synojë kualifikimin ndonëse ka për të luajtur edhe dy ndeshje të tjera, respektivisht ndaj ekipeve kampione të Estonisë dhe Moldavisë.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA, VLLAZNIA ENDE NUK DIHET KUR FILLON STËRVITJEN

Edhe dita e parë e javës që sapo kemi hyrë nuk e ka gjetur Vllazninë …