FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA MUND 12 – 1 TEUTËN

E ka nisur me një fitore të thellë fazën e dytë të kampionatit Vllaznia e futbollit të femrave. Në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë fituar me shifrat 12 me 1 ndaj Teutës.

Një takim që ka shfaqur epërsinë e dukshme të futbollisteve kuqeblu të cilat e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 5-1 ndërkohë që në të dytën kanë shënuar edhe shtatë gola të tjerë. Protagoniste si gjithnjë në fitoret e Vllaznisë është sulmuesja Megi Doçi e cila në këtë ndeshje shënoi plot 7 gola.

Pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka për TV Rozafa është shprehur i kënaqur për formën e treguar nga ekipi i tij pas gati tre muajsh pushim dhe ka deklaruar se Vllaznia ecën e sigurtë drejt titullit kampion të radhës.

Ekipi shkodran kryeson renditjen me gjashtë pikë më shumë se Apolonia e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund të kampionatit, por duket se kjo diferencë jo vetëm që nuk do të ngushtohet, por me formën që po tregon ai do të vij duke u thelluar edhe më shumë.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …