FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar edhe ndeshjen e rradhës, atë të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit të Maliqit me rezultatin e thellë 14-0. Vajzat kuqeblu janë shumë pranë titullit kampion të rradhës, kur kane mbetur edhe vetem 3 ndeshje kampionat deri ne fund dhe sigurimi i tij per vajzat kuqeblu duket se eshte thjesht nje formalitet. Ndaj ekipit të Maliqit, arritja e fitores nuk ka qenë aspak e vështirë.

Ka qene sulmuesja Lufo qe ka shenuar golin e pare që ne sekondat e pare te ndeshjes dhe me pas ka qene sulmuesja tjeter Shala qe ka dyfishuar shifrat. Keto dy lojtare kane shenuar edhe nga nje gol tjeter secila, para se Megi Doçi te shenonte 4 gola po gjate kesaj pjese. Ne kete 45 minutesh ka patur vend edhe per nje gol te mesfushores kineze Wai dhe per rrjedhoje shifrat jane ndalur ne 9-0.

Ne pjesen e dyte protagoniste do te ishte perseri Doçi qe do te shenonte edhe tre gola te tjere, nderkohe qe do ta shkruanin emrin si golashenuese edhe Gjini e Borci. Perfundimisht 14-0 dhe Vllaznia udheheq renditjen e kampionatit me pike te plota 45 pas 15 javesh kampionat, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte i shkelqyer, 154-2.

Ne fundjave nderkohe do te luhet kryendeshja e kampionatit ajo ne mes Vllaznise dhe Apolonise, e cila do te luhet ne Fier dhe ne rast fitoreje te ekipit shkodran, ai eshte zyrtarisht kampion qe ate dite, dy jave para fundit. Gjasat janë që të ndodhë kështu sepse skuadra shkodrane është ndërtuar nga presidenti Lazer Matija për të qenë kampione e padiskutueshëm edhe këtë sezon.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …