Friday , 30 October 2020

FUTBOLLI DREJT RIKTHIMIT. JAVA E ARDHSHME VENDIMTARE

Pas 5 javësh pauze, kampionatet e futbollit në Shqipëri pritet të nisin javën e ardhshme. Më në fund, përfaqësuesit e Ligës Profesioniste janë ulur në tavolinën e bisedimeve me ato te Qeverise.. Ka ndodhur kështu pasditen e së enjtes, kur drejtuesit e Ligës janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe deputetin Ylli.

Nga sa është bërë e ditur, janë diskutuar gjerë e gjatë katër kërkesat e klubeve të futbollit dhe mes palëve pritet arritja e akordit. Kuptohet që jo të gjitha kërkesat pritet të plotësohen, por e rëndësishme është ndërhyrja në ligjin e sponsorizimit për të favorizuar futjen e biznesit në sport.

Kjo në fakt ka qenë kërkesa kryesore e klubeve sepse funksionimi në këtë mënyrë si deri tani, ka krijuar shumë probleme dhe madje ka çuar deri në ekzistencën e tyre. Të martën pritet të ketë edhe një takim tjetër që mendohet të jetë përfundimtari dhe menjëherë pas tij, nëse gjërat shkojnë ashtu si duhet, atëherë mund të merret edhe vendimi i klubeve dhe i Federatës për nisjen e ndeshjeve zyrtare.

Ndërkohë, në pritje të nisjes së kampionatit, te Vllaznia sakaq nuk kanë ndër mend të zhvillojnë ndeshje tjetër miqësore. Ajo me Dinamon mund të jetë e fundit për kuqeblutë sepse stafi teknik mendon që skuadra nuk mund të përfitojë më asgjë prej tyre.

Për më tepër që gjatë kësaj periudhës së fundit, përbërja e lojtarëve nuk ka qenë e plotë. Në këtë mënyrë tashmë të gjithë presin vetëm vendimin për të nisur kampionatin dhe në Shkodër në fakt ka shumë interes për të parë në fushën e lojës Vllazninë e re.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …