Friday , 27 November 2020

FUTBOLLI KTHEHET NË FUSHË. MERR FUND BOJKOTI

Merr fund bojkoti i futbollit në vend.

Ashtu siç pritej, mbledhja e Ligës Profesioniste ka konfirmuar fundin e bojkotit, duke caktuar edhe datat kur futbolli do të rikthehet në fushën e lojës.

Kështu të dielën do luhen ndeshjet e kupës së Shqipërisë, ndërsa të mërkuren e ardhshme do startojë Kategoria Superiore.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga presidenti i FSHF, Armando Duka, pas përfundimit të mbledhjes së Ligës Profesioniste.

Duka tha se ne kërkojmë nga çdo kush që të mbajë përgjegjësinë për atë që paguhet, dhe se kërkojmë gjëra logjikë dhe që janë të plotësueshme.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …