Wednesday , 19 February 2020

FUTBOLLISTËT E VLLAZNISË DHURATA NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE

Festat e fundvitit janë momentet më të bukura për çdo familje, por ka edhe nga ata që nuk i kalojnë bashkë ato. Të tillë janë edhe pjestarët e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, por paraditen e sotme ata janë parë të jenë shumë të ngrohtë dhe kjo pikërisht nga vizita që u kanë bërë atyre një grup i futbollistëve të Vllaznisë.

Me në krye kapitenin Lika dhe me disa dhurata në duart, ato janë drejtuar pikërisht drejt kësaj shtëpie duke i bërë të lumtur pjestarët e saj. Për këtë arsye, drejtori i saj Fatjon Hoxha i ka falenderuar përzemërsisht futbollistët e Vllaznisë për këtë gjest që ndërmorën. Në emër të futbollistëve ndërkohë ka folur kapiteni Gilman Lika i cili ndër të tjera ka thënë se inisiativa të tilla do të vijojnë.

Gjesti i sotëm i futbollistëve të Vllaznisë padyshim që është me shumë vend dhe në kohën e duhur, pikërisht në këto ditë të fundit të vitit, duke i bërë të mos ndihen të braktisur edhe disa njerëz që fati i jetës i ka bërë që të jenë të vetmuar.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET 1 – 3 NGA PARTIZANI

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen …