FUTBOLLISTËT E VLLAZNISË PRITEN SI HERONJ NË SHKODËR

Futbollistët dhe stafi i Vllaznisë janë pritur si heronj mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, pas fitores që ato kanë arritur në Ballsh.

Një fitore e ardhur në limite ndaj Bylisit, e cila ka entuziasmuar së tepërmi tifozët e Vllaznisë sepse skuadra e tyre e zemrës nuk është ndalur as në këtë pengesë të vështirë. Dhe jo më kot, ata i kanë rezervuar një pritje të veçantë ekipit mbrëmjen e së mërkurës pas kthimit nga Ballshi.

Një grup tifozësh kanë dalë që në hyrje të qytetit për të pritur autobuzin e ekipit dhe me një kolonë autoveturash e kanë shoqëruar atë deri tek stadiumi “Loro Boriçi”, aty ku është zhvilluar festa e madhe.

Futbollistët dhe stafi i Vllaznisë janë pritur si heronj, madje trajneri Brdariç dhe autori i golit Ardit Hoxhaj kanë përfunduar edhe në krahët e tifozëve. Nuk kanë munguar brohoritjet dhe thirrjet për një Vllazni kampione, e po ashtu edhe fishekzjarret të cilat kanë krijuar një atmosferë vërtetë të veçantë, e cila kishte vite që i mungonte Shkodrës.

Të mos harrojmë se ajo ndaj Bylisit ishte një fitore e vlefshme vetëm për javën e 15-të të kampionatit, por llogarit se çfarë mund të bëhet në Shkodër në muajin maj nëse Vllaznia del kampione.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …