Wednesday , 2 December 2020

“GABIMET MJEKESORE”, MJEKET NE PROTESTA

Edhe kjo e enjte mjekėt e spitalit rajonal tė Shkodres i ka gjetur nė protesta. Ato kanė bėrė tė ditur se do tė protestojnė ēdo javė me kėrkesėn qė tė aborgohet neni 96 i kodit penal i cili trajton si vepėr penale, gabimet mjekėsore. Ata i quajnė tė rėnda veprimet e ndodhura me arrestime brenda mjediseve tė spitaleve, duke sjellė kėshtu cėnim tė personalitetit tė mjekut, ndėrhyrje dhe mbivendosje tė pėrgjegjėsive. Mjekėt e spitalit kanė bėrė publike kėrkesat tė cilat do I drejtohen parlamentit, presidentit dhe qeverisė.

 

 

Deklarata e perbashket e mjekeve

Sė pari, pėrshėndesim vendimin e Gjykatės sė Rrethit Shkodėr, tė datės 26.11.2016, pėrmes tė cilit, arrestimi i kolegut tonė Edi Smajlaj konsiderohet i paligjshėm dhe e liron atė nga ēdo akuzė.

Sė dyti, konsiderojmė kėtė vendim si shpresėdhėnės, pavarėsisht problematikave tė sistemit tė drejtėsisė, pėr njė drejtėsi me tė ardhme evropiane, nė garantim te tė drejtave tė barabarta pėr tė gjithė shqiptarėt, duke pranuar dhe kėrkuar trajtimin tonė te barabartė si individė tė kėsaj Republike dhe duke mos kėrkuar asnjė privilegj qė bie ndesh me te drejtat kushtetuese.

Sė treti, protesta jonė nuk ėshtė thjesht nė mbrojtje tė individėve apo interesave individule, por, pėrkundrazi ėshtė kryesisht njė kundėrshtim i fenomeneve negative qe lidhen drejtpėrsėdrejti me konsiderimin thjesht si tė karakterit penal tė tė gjitha ngjarjeve qė lidhen me gabimet e pretenduara mjekėsore, sipas nenit 96 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė. Ēmojmė, si pasoja te drejtpėrdrejta tė mungesės sė njė ligji tė mirėfilltė qė rregullon pėrgjegjėsitė e personelit mjekėsor: arrestimet e padrejta, cenimi i personalitetit tė mjekut apo institucioneve, ndėrhyrjet dhe mbivendosje te pėrgjegjėsive te institucioneve tė ndryshme etj.

Sė katėrti, deklarojmė qė protesta do vazhdohet ēdo ditė tė Enjte, ora 08.30-09.00, me qėllim sensibilizimin e ligjvėnėsve tė seancave plenare pėr tė rishqyrtuar dhe/ose anulluar nenin 96 dhe pėr tė kėrkuar krijimin e njė ligji tė posaēėm mbi problematikat qė lidhen me pėrgjegjėsitė e personelit dhe strukturave shėndetėsore si dhe me gabimet apo pasojat nga gabimet qė lidhen me kėto pėrgjegjėsi.

Protesta ynė do shprehet edhe pėrmes nje peticioni drejtuar institucionit tė Presidentit, institucionit Kuvendit dhe institucionit te Kryeministrit te Republikės sė Shqipėrisė.

Prej javėsh bluzat e bardha tė Shkodres po zhvillojnė protesta duke kėrkuar qė shteti tė reagojė pėrballė tė tilla fenomeneve. Me 2 nėntor, Urdhėri i Mjekėve, ai i infermierėve dhe i stomatolgėve propozuan nė komisionin parlamentar tė shėndetėsisė ndarjen e mjekimit tė gabuar nga neglizhenca, pasi, sipas tyre gabimet mjekėsore po trajtohen si krime me procedimin e 20 mjekėve nė dy vitet e fundit.

Lexoni dhe kete

PRODHIMI I ENERGJISƋ SƋ PASTƋR NƋ SHKODƋR

Shkodra Ć«shtĆ« e para nĆ« prodhimin e energjisĆ« sĆ« pastĆ«r. Mesazhi Ć«shtĆ« pĆ«rcjellĆ« me vendosjen …