Tuesday , 21 November 2017

GARA PER KREUN E PD-se, BASHA TAKIME NE QARKUN E LEZHES

Lulzim Basha zhvilloi takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës,  ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë. Basha theksoi se me 25 qershor triumfoi shitblerja e votës, dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim.

“E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në cdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike”.

Lulzim Basha u shpreh se përsëri, ekziston mundësia për të mposhtuar paratë e krimit dhe të drogës, dhe kjo vjen nga bashkimi i gjithë demokratëve. “Kemi mësime të cmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi i Kavajës. E para është bashkimi. Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në Kavajë, në një qytet ku sundonte banda e Ervin Roshit, një nga më famëkeqet, ku paratë u derdhën lumë nga një nga kapot e korrupsionit që është Arben Ahmetaj, duke paguar shuma marramendëse, deri në 100 mijë euro për 40 vota në Stan të Ri”.

Lulzim Basha theksoi se është i vetedijshem për pergjegjësitë e tij. Kush i kupton gabimet, tha ai, ka dhe vullnetin ti ndreqë. Duke i siguruar demokratet se e ka këtë vullnet të plotë, Basha theksoi se është në politikë me deshiren dhe vullnetin për të ndertuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Duke korigjuar gabimet dhe bashkë me të gjithë demokratët qe nuk kane qellim të vetem karrigen, por ndryshimin, do t’ia dalim ta bëjmë Partine Demokrike shpresen dhe besimin e cdo qytetari. Me ju të gjithë demokratët kjo është e mundur, u shpreh ai. “Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karriken time, por gjithcka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë”.

Basha garantoi demokratët se një nga objektivat e tij kryesore është fuqizimi i anëtarësisë për të vazhduar luftën për demokracinë në Shqipëri dhe për t’u khyer pushtetin qytetarëve duke jo një grushti politikanësh.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: BASHKEPUNIMI NGA BASHKIA NUK KA MUNGUAR, PROBLEM QEVERIA

Deputetja e PD- se ne Shkoder Izmira Ulqinaku ka dale ne nje deklarate per shtyp …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin