Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.
4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë.
5 kandidatë janë eleminuar, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetar të partisë.
Në rregullore, thuhet se zgjedhjet për Kryetar të Partisë garantojnë parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve, të cilëve u garantohet e drejta e barabartë në procesin zgjedhor dhe kontrollin mbi mënyren e realizimit të tij.