Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

GATI NDËRTIMI I AKADEMISË SË BASKETBOLLIT VLLAZNIA

Arritja e objektivit për ta mbajtur ekipin e të rriturve në Superligë sezonin e kaluar, u ka dhënë entuziasëm drejtuesve të shoqatës së basketbollit të Vllaznisë. Për sezonin e ri ato kanë plane shumë ambicioze duke projektuar ndërtimin e një ekipi pretendent. Puna për këtë gjë tashmë ka nisur dhe përveçse është përzgjedhur një trajner i huaj me një biografi sportive shumë të mirë, po merren edhe lojtarë cilësorë. Jo vetëm kaq, por ekipi i meshkujve përveçse ka pretendimet e tij në kompeticionet e basketbollit shqiptar, synon edhe pjesmarrjen në Ligën Ballkanike. Megjithatë presidenti Alban Xhaferi dhe stafi i tij nuk duan të ndalen këtu.

Numri 1 i basketbollit shkodran që në ditën e parë të marrjes së kësaj detyre pat premtuar se do të punonte fort për ngritjen e Akademisë së basketbollit shkodran. Një gjë e tillë është domosdoshmëri sepse duket e papranushme që Vllaznia të mbushet me lojtarë të huaj, duke i patur të gjitha mundësitë dhe kushte që këto lojtarë të dalin nga ekipet zinxhir. Me këta të fundit në fakt, gjërat nuk kanë shkuar mirë këto vitet e fundit dhe për këtë arsye, presidenti Xhaferi ka menduar të bëjë një riorganizim total të tyre.

Aktualisht shoqata përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar hapjen e rregjistrimeve dhe duhet thënë se interesimi ka qenë i madh gjatë këtyre ditëve. Padyshim që ndërtimi i një Akademie serioze do të ishte diçka shumë e mirë edhe për të ardhmen e basketbollit shkodran prandaj dhe po synohet që ajo të jetë sa më serioze, ndërkohë që për këtë Akademi do të përzgjidhen edhe trajnerët më të mirë.

Lexoni dhe kete

JUNIOR: I LUMTUR PËR GOLAT, ISHA NË STRES PARA NDESHJES

Sulmuesi brazilian Silvio Zhunior me golat e tij po shndërrohet dalëngadalë në protagonist për Vllazninë. …