Monday , 26 October 2020

GAZETARËT SHKODRANË ORGANIZOJNË KUPËN “RAMADAN BIGZA”

Një vit pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme, gazetari I njohur sportiv shkodran Ramadan Bigza është kujtuar me një kupë të organizuar me emrin e tij. Ky aktivitet është organizuar nga shoqata publicistike sportive “Anton Mazreku” dhe Unioni I Gazetarë Shqiptarë, dega Shkodër. Ai është organizuar në kompleksin “Fredi”- Juban dhe të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të Danit të ardhur enkas nga Greqia ku jetojnë, të afërm, miq e kolegë të tij. Kupa është zhvilluar me pjesmarrjen e katër ekipeve, TV Rozafës, TV1 Channel, Radio Shkodrës dhe një ekip miks gazetarësh. Në fund, fitues I kupës ëshhtë shpallur ekipi I Televizionit Rozafa por sigurisht që më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër kishte kujtimi I kolegut tonë Ramadan Bigza. Në ceremoninë e organizuar në fund të kupës, bashkëshortja e Danit Rajmonda por edhe I biri- Bledari, kanë falenderuar organizatorët që u kujtuan për të por njëkohësisht kanë bërë thirrje të gjithë gazetarëve shkodranë të vazhdojnë rrugën e tij.

Gazetarët shkodranë në këtë mënyrë vazhdojnë traditën e mirë të nisur prej vitesh për nderimin e figurave të ndryshme sportive që nuk jetojnë më dhe veçanërisht të kolegëve të tyre siç kanë bërë me kupat organizuar në nderim të Rifat Uruçit, Ymer Striniqit e Mejdan Zhivanit. Në fund të fundit, kjo është detyra jonë, të nderojmë dhe të vlerësojmë ata që kanë kontribuar për këtë qytet.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PËRBALLË KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mËsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …