Wednesday , 27 June 2018

GAZETARI I TV ROZAFA GJEN DROGE NE BREG TE LIQENIT

Një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike Canabis Sativa në gjëndje boçe është hedhur në bregun e liqenit të Shkodrës. Gazetari i TV Rozafa  Simon Shkreli i cili duke punuar për një reportazh për ndotjen e liqenit të Shkodrës ka konstatuar  se në bregun e liqenit të Shkodrës në vendin e quajtur Vija e Vrakes ne zonen e fshatit Shtoj i Ri te Shkodrës. ndodhet një sasi e hedhur në tokë e lëndës narkotike në formë boçeje. Me këtë rast ai ka njoftuar policinë.

Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit Malësi e Madhe. Në konstatimin e parë të ekspertëve bëhet fjalë për një sasi prej rreth 30 kilogramësh lëndë narkotike canabis sativa, e cila dyshohet se do transportohej në Mal të Zi.

Gjithashtu në vend ngjarje janë konstatuar edhe qese plasmasi, të cilat kishin edhe valvulen e arjërit, cka dyshohet se lënda narkotike ka qenë e paketuar në formë të tillë për të rezituar edhe ujit. Me sa duket transporti ka shkuar keq dhe trafikantët pasi kanë konstatuar se lënda narktike tashmë është e dëtuar e kanë lënë në breg. Policia ka  nisur hetimet.

Lexoni dhe kete

VJEDHJET SHQETESIM NE FSHATRAT E LEZHES

Vjedhjet gjate nates po kthehen ne nje shqetesim ne Lezhe. Hajdutet e bagetive po veprojne …