Wednesday , 17 January 2018

GAZULLI: PROCESI I PRIVATIZIMIT TË VLLAZNISË MBYLLET DERI NË MAJ

Premtimi i dhënë nga kryebashkiakja Ademi për një mbyllje të procesit të privatizimit të klubit të futbollit Vllaznia deri në muajin prill, është rikonfirmuar edhe nga një prej vartëseve të saj. Ka qenë përgjegjësja e zyrës së sportit, kulturës dhe Rinisë në Bashkinë Shkodër, Vinfreda Gazulli ajo që ka e pohuar sërish një gjë të tillë. Deklarata e saj është bërë mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa ku ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Sport Arena”.

Përveç kësaj teme, në këtë emision është folur edhe për ecurinë e Vllaznisë në merkato, turneun ndërkombëtar të atletikës që do të zhvillohet gjatë vitit 2018 në Shkodër, paraqitja e mirë e ekipit Vllaznia futsall në turneun e Ulqinit apo dhe shumë aktivitete të tjera që do të zhvillohen gjatë vitit 2018. Të ftuar në studio kanë qenë edhe presidenti i ekipit të futsallës Xhevdet Amuli, trajneri i atletikës së Vllaznisë Fatjon Serhati dhe gazetari Denis Bajraktari. Në këtë mënyrë, “Sport Arena” ka startuar këtë vit duke shpresuar për një vit sa më të suksesshëm për gjithë sportin shkodran.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL, GJYSMËFINALJA VLLAZNIA- STUDENTI MË 3 MARS

Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të turit gjysmëfinal …