Breaking News

GEORGE FRENDO, MESAZHE TË FORTA NGA SHKODRA

Nga Shkodra, kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, njëkohësisht arqipeshkvi i Tiranës, George Frendo, deklaroi se politika në Shqipëri duhet të mendojë më shumë për të mirën e përbashkët dhe jo për partitë e tyre. Gjithashtu Frendo i bëri thirrje palëve politike që sa më shpejt të ulen në dialog për të zgjidhur krizën politike sepse situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e me tragjike dhe kjo situatë po nxit të rinjtë që të largohen nga Shqipëria.

Sipas Frendos, politika në Shqipëri duhet të kërkojë falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi me i egër dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist.

Këto deklarata, George Frendo i bëri pas shfaqjes së dramës, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni” për martiren Maria Tuci, e vënë në skenë nga famullia e Rranxa Bushat.

Lexoni dhe kete

BASHA TAKON KREUN E KONFINDUSTRISË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kreun e Konfindustrisë, Gjergj …