Breaking News

GERMIMET NE ZONEN E BUSHATIT

Një qytet Ilir i cili daton nga shekulli i 6 para erës sonë u zbulua para pak kohësh në zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës. Ishte ekspedita arkeologjike shqiptaro – polake që gjatë gërmimeve zbuloi fakte interesante. Gjurmët e gjetura tregonin për një qytet që ndodhet rreth 10 km larg nga Shkodra dhe 20 km nga Lezha. Në lidhje me këtë, drejtorja e Drejtorisë Rajonale Kombëtare të Kulturës, Majlinda Laçaj, thotë se vitin që vjen kjo zonë do të jetë përsëri pjesë e gërmimeve dhe është në vëmendje të ministrisë së kulturës për tu kthyer në një atraksion turistik.

Ky është viti i tetë që ekspedita arkeologjike e Institutit të Arkeologjisë Shqiptare dhe Universitetit të Varshavës kryejnë gërmime në territorin e Shkodrës, duke nxjerrë në pah fakte interesante për historinë tonë kombëtare.

Lexoni dhe kete

PANAIRI I 18 -te LIBRIT NE ULQIN

Për të 18 vit me radhë në qytetin bregdetar të Ulqinit është mbajtur panairi i …