GERRYENIN SHTRATIN E LUMIT MAT, PROÇEDOHEN DY PERSONA

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrollit u kapen në flagrancë dhe u proceduan penalisht shtetasit L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, dhe B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin.Keta shtetas u konstatun duke gërryer, grumbulluar dhe marrë zhavorr në shtratin e Lumit Mat. Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …